Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin Pogradec-Qafë Thanë, makina humb kontrollin dhe përplaset me trafik-ndarësen

Aksident në aksin Pogradec-Qafë Thanë, makina humb kontrollin dhe

Në mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident rrugon në aksin Pogradec- Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Piskupat. 

Makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafik-ndarëset, ndërsa nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.  

Mësohet se shkak për aksidentit të jetë bërë lagështira në rrugë dhe humbja e kontrollit të mjetit nga ana e drejtuesit. Pritet që policia të zbardhë rrethanat e plota të aksidentit. 

Kujtojmë se aksidenti ka ndodhur pranë vendit ku pak ditë më parë një kamion si pasojë e humbjes së kontrollit bllokoi këtë aks rrugor për më tepër se 1 orë duke shkaktuar radhë të gjata kilometrike.

 

Të fundit