Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin Lushnje-Berat, kamioni përmbyset në kanal

Aksident në aksin Lushnje-Berat, kamioni përmbyset në kanal

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor Lushnjë–Berat, në afërsi të fshatit Barbullinjë, ku një kamion i ngarkuar me çakull ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në një kanal kullues.

Automjeti ka qenë i ngarkuar me inerte (çakull). Drejtuesi i mjetit është çuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës. Sipas uniformave blu të qarkullimit, automjetit i është çarë goma e parë në ecje dhe është përmbysur në krahun tjetër të rrugës.

Fatmirësisht në momentin e përmbysjes nuk ka pasur automjete të tjera në qarkulli.

Të fundit