Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, makina përmbyset në mes të rrugës

Aksident në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, makina përmbyset

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Lushnjë-Rrogozhinë.

Në aksident janë përfshirë tre automjete, një nga të cilët është përmbysur.

Si pasojë raportohet edhe për persona të lënduar.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:00, në fshatin Dushk, automjeti tip "Audi" me drejtuese shtetasen A. H., është përplasur me automjetin tip "Benz" me drejtues shtetasin A. K. dhe me automjetin me drejtues shtetasin S. T.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjerja në automjetin tip "Audi", shtetasja Sh. S., 65 vjeçe, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Të fundit