Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin Lushnjë–Rrogozhinë, merr flakë makina

Aksident në aksin Lushnjë–Rrogozhinë, merr flakë

Një aksident ka ndodhur në autostradën Lushnje-Rrogozhinë, në afërsi të fshatit Golem.

Sipas informacionit paraprak, një automjet tip Toyota ka përplasur nga pas një fuoristradë të OSSHE Lushnje, duke u përfshirë nga flakët. Automjeti Toyota, që drejtohej nga një 40-vjeçare, është djegur plotësisht.

Fatmirësisht, drejtuesja dhe dy fëmijët e saj të mitur kanë dalë në kohë nga makina, duke shpëtuar nga zjarri.

Policia po kryen hetimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit. Sipas informacioneve të para, dyshohet se drejtuesja e mjetit ka humbur kontrollin, duke goditur fuoristradën.

Të fundit