Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin Maliq-Lozhan, një këmbësor humb jetën

Aksident në aksin Maliq-Lozhan, një këmbësor humb jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Maliq–Lozhan, ku një automjet ka përplasur një këmbësor. Sipas informacioneve paraprake, viktima ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Në vendin e aksidentit ndodhet policia, ndërsa drejt vendngjarjes është dërguar edhe një ekip i shërbimit të urgjencës për të ofruar ndihmë.

Hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes po vijonë. 

Të fundit