Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin Mamurras-Milot/ Makina përplas për vdekje një grua, largohet nga vendngjarja

Aksident në aksin Mamurras-Milot/ Makina përplas për vdekje

Një aksident me vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë mbikalimit të Patokut në autostradën Mamurras-Milot.

Një grua u përplas për vdekje nga një automjet, drejtuesi i të cilit u largua nga vendi i ngjarjes.

Dyshohet se viktima i ka prerë rrugën makinës gjatë kalimit nga njëri krah i rrugës në tjetrin. Por mbetet për t’u parë nëse ka qenë ky shkaku i aksidentit.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur identitetin e viktimës dhe rrethanat e ngjarjes, e për të dalë më pas me një njoftim zyrtar.

 

 

Të fundit