Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, plagoset gruaja shtatzënë dhe bashkëshorti i saj

Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, plagoset gruaja

Një aksident ka ndodhur në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi, në vendin e quajtur Melan. Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e aksidentit, një çift bashkëshortësh ka mbetur i lënduar dhe është transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Peshkopisë për ndihmë mjekësore. Mësohet se gruaja e plagosur ishte shtatzënë.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po kryejnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Dyshohet se mjegulla e dendur dhe prania e akullit në rrugë mund të kenë ndikuar në përplasjen e mjeteve.

Të fundit