Flash News

E-TJERA

Aksident i katërfishtë në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për të plagosur

Aksident i katërfishtë në aksin Maqellarë-Peshkopi,

Një aksident ka ndodhur në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi, në vendin e quajtur “Grevë”.

Katër makina janë përplasur dhe për pasojë është lënduar njëri nga drejtuesit, si edhe një pasagjere. Të dy po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 08:40, në aksin rrugor Maqellarë–Peshkopi, dyshohet se si pasojë e lagështirës në rrugë,  janë përplasur katër automjete me drejtues shtetasit U.L., F.P., I.R. dhe H.H.

Si pasojë e përplasjes, është lënduar njëri nga drejtuesit, shtetasi H.H., si edhe një pasagjere, shtetasja I.L. Të dy po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Të fundit