Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin “Memaliaj–Krahës”, 71-vjeçari humb jetën

Aksident në aksin “Memaliaj–Krahës”,

Një motomjet ka dalë nga rruga ditën e sotme në aksin rrugor “Memaliaj–Krahës”, në afërsi të fshatit Qesarat, duke shkaktuar vdekjen e drejtuesit të tij.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30, kur motori, me targa vendore, ka humbur drejtimin dhe është përplasur me bankinën anësore.

Drejtuesi i motomjetit rezultoi të jetë një 71-vjeçar, banor i fshatit Toç. Si pasojë e përplasjes, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje, përpara se të mund të transportohej drejt spitalit më të afërt.

Një dëshmitar lokal shprehu se motori po lëvizte me shpejtësi të konsiderueshme, por autoritetet po analizojnë edhe faktorë të tjerë, si gjendja e rrugës dhe e automjetit.

Të fundit