Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, disa persona të lënduar

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, disa persona të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele, më 2 mars, në aksin e rrugës kombëtare Peqin-Elbasan, në fshatin Bishqem. Dy automjete janë përfshirë në përplasjen, një automjet tip benz me targë AB507AV dhe një furgon pasagjerësh me targë AA368NH, i drejtuar nga shtetasi Anesti Bufi.

Sipas informacionit të parë, Anesti Bufi dhe disa pasagjerë janë transportuar me autoambulancë në spitalin rajonal të Elbasanit për ndihmë mjekësore. Ndërkohë, drejtuesi dhe një pasagjer i automjetit tjetër ende nuk janë nxjerrë nga automjeti, pasi dyert e tij janë bllokuar nga shkatërrimi i madh që ka pësuar pas përplasjes.

Policia dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë intensivisht për të nxjerrë personat e bllokuar dhe për të hetuar shkaqet e aksidentit. Sqarime të mëtejshme priten nga autoritetet pas përfundimit të hetimeve.

Të fundit