Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin Peshkopi-Maqellarë / Humb jetën një person, 3 të tjerë transportohen në spital

Aksident në aksin Peshkopi-Maqellarë / Humb jetën një

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë. Mjeti tip ‘Volksëagen Pasat’ ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve.

Sipas policisë, viktima ka inicialet E. H. Tre të plagosurit janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

"Rreth orës 11.30, në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë, ka dalë nga rruga automjeti tip ‘Volksëagen Pasat’, dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi E. H., si dhe kanë mbetur  të lënduar dhe shtetasit që udhëtonin në automjet P. H., D. H., dhe A. H., të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital", thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit