Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin Plepa-Rrogozhinë, plagoset drejtuesi i një automjeti

Aksident në aksin Plepa-Rrogozhinë, plagoset drejtuesi i një

Në aksident janë përfshirë dy automjete, një BMW dhe një Toyota ka ndodhur rreth orës 21:45 në aksin Plepa-Rrogozhinë, konkretisht në Qerret të Kavajës.

Mjeti BMW ka humbur kontrollin, ndërsa Toyota ka devijuar për të shmangur përplasjen, duke u rrotulluar disa herë.

Si pasojë, shoferi i Toyotës është transportuar në Spitalin e Kavajës, ku ka marrë dëmtime të lehta. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen procedurat hetimore.

Të fundit