Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, drejtuesi humb kontrollin, mjeti kthehet përmbys

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, drejtuesi humb kontrollin,

Një aksident i rëndë në të parë ka ndodhur sot në aksin nacional Pogradec-Korçë në afërsi të fshatit Çërravë, por fatmirësisht pa jetë të humbura.

Sipas informacioneve të para nga vendngjarja mësohet se drejtuesi i një mjeti ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përmbysur në rrugë.

Në mjet udhëtonin burrë e grua që fatmirësisht nuk kanë pësuar dëmtime ndërkohë që policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje.

 

Të fundit