Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin Pogradec-Qafë Thanë, plagoset turisti gjerman

Aksident në aksin Pogradec-Qafë Thanë, plagoset turisti gjerman

Një aksident u shënua pasditen e sotme në aksin Pogradec-Qafë Thanë pranë fshatit Udënisht.

Mësohet se një motor që drejtohej nga dy turistë gjermanë ka goditur në pjesën e pasme një mjet me targa shqiptare.

Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, një turist gjerman i cili është transportuar drejt spitalit të Pogradecit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje mbërriti policia dhe grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave.  

Të fundit