Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin Prrenjas-Librazhd, i riu përfundon në spital

Aksident në aksin Prrenjas-Librazhd, i riu përfundon në spital

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor “Prrenjas-Librazhd”, 35-vjeçari me iniciale E.SH ka goditur mjetin që drejtohej nga 32-vjeçari me iniciale I.H.

Si pasojë e aksidentit 35-vjeçari është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore

Njoftimi i Policisë: 

Rreth orës 17:00, në aksin rrugor “Prrenjas-Librazhd”, ka ndodhur një aksident i rëndë në të cilin janë përfshirë dy automjete. Shtetasi E. Sh., rreth 35 vjeç, ka goditur automjetin e drejtuar nga shtetësja I. H., 32 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes, E. Sh. ka marrë lëndime dhe është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Sipas burimeve spitalore, ai është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti dhe për të përcaktuar përgjegjësitë përkatëse.

Të fundit