Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnje, karrotreci përplas për vdekje këmbësorin

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnje, karrotreci përplas për
Foto Ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor “Rrogozhinë-Lushnje, në afërsi të fshatit Zhamë.

Mjeti tip karrotrec ka përplasur për vdekje një 50-vjeçar ende të paidentifikuar, që dyshohet të jetë endacak. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat, ndërs apo punohet për zbardhjene ngjarjes.

“Rreth orës 03:00, në aksin rrugor "Rrogozhinë-Lushnjë", në afërsi të fshatit Zhamë, automjeti tip "Karrotrec", me drejtues shtetasin M. Ç., 27 vjeç, banues në Levan, ka aksidentuar një shtetas rreth 50 vjeç, ende të paidentifikuar (dyshohet endacak), i cili ka ndërruar jetë.

Shtetasi M. Ç. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Të fundit