Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin rrugor Shkodër-Velipojë/ 'Range Rover-i' përfundon në kanal, humb jetën shoferi

Aksident në aksin rrugor Shkodër-Velipojë/ 'Range

Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Shkodër-Velipojë. Automjeti tip 'Range Rover' ka dalë nga rruga duke rënë në kanalin anësor.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit. Ende nuk dihet identiteti i viktimës, ndërsa forcat e policisë kanë shkuar në vendngjarje për të nxjerrë trupin e pajetë nga automjeti.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia tej normave të lejuara, çka rezultoi fatale për shoferin.

 

Të fundit