Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin Sarandë- Delvinë, humb jetën ish-kryetari i komunës së Livadhjasë

Aksident në aksin Sarandë- Delvinë, humb jetën ish-kryetari

Një aksident është regjistruar në orët e para të mëngjesit në aksin Sarandë-Delvinë.

Automjeti që drejtohet nga biznesmeni Irodhis Dalani, 61 vjec, ish Kryetar i Komunes Livadhja është përplasur me një mjet tjetër duke shkaktuar plagosjen rëndë të Dalanit.

Pas transportimit në Spitalin e Sarandës ku ka marrë ndihmën e parë, Dalani është çuar në Janinë ku nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Policia ka nisur hetimet për shkaqet e ngjarjes.

Dalani ushtronte veprimtarinë e prodhimit të djathit dhe kishte dalë herët për të mbledhur qumështin nga fermerët.

Të fundit