Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin Shishtavec-Kukës, plagoset një grua

Aksident në aksin Shishtavec-Kukës, plagoset një grua

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Shishtavec-Kukës.

Policia njofton se një automjet ka përplasur një këmbësore, e cila mbeti e plagosur.

Drejtuesi është shoqëruar në polici ndërsa po punohet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Rreth orës 06:15, në aksin rrugor “Shishtavec-Kukës”, shtetasi G. N., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka aksidentuar shtetasen Sh. N., 49 vjeçe, banuese në Kukës, këmbësore.

Shtetasja Sh. N. është dërguar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e DVP Kukës, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.“, njoftoi policia

Të fundit