Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin Tapizë-Thumanë, humb jetën njëri drejtues

Aksident në aksin Tapizë-Thumanë, humb jetën njëri
Foto Ilustruese

Një person ka humbur jetën pas një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Tapizë-Thumanë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:15, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar vdekjen e njërit prej drejtuesve.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se shtetasi me inicialet H. M., rreth 60 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Fiat” është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin me inicialet K. B., rreth 41 vjeç.

Për pasojë nga përplasja ka ndërruar jetë shtetasi H. M., ndërsa shtetasi K. B., ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

 

Të fundit