Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin Tepelenë-Përmet, humb jetën një i ri

Aksident në aksin Tepelenë-Përmet, humb jetën një i ri

Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin rrugor Tepelenë-Përmet, në afërsi të fshatit ‘Varibop’.

Makina ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, si dhe ka mbetur i plagosur pasagjeri.

Policia bën me dije se viktimë ka mbetur një 30-vjeçar me iniciale Sh. Ç. I plagosuri është 22-vjeç dhe është transportuar në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore.

“Në aksin rrugor Tepelenë-Përmet, në afërsi të fshatit ‘Varibop’, automjeti tip ‘Benz’, me drejtues shtetasin Sh. Ç., 30 vjeç, banues në fshatin Seniçan, Përmet, ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit shtetasi Sh. Ç, si dhe është dëmtuar shtetasi A. Ç., 22 vjeç, banues në fshatin Seniçan, Përmet, i cili është transportuar në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Të fundit