Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin Tiranë-Durrës/ Maqedonasi përplas këmbësoren, ndërron jetë në spital

Aksident në aksin Tiranë-Durrës/ Maqedonasi përplas

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën dytësore Tiranë-Durrës.

Një automjet me drejtues një shtetas maqedonas ka përplasur për vdekje një 66-vjeçare, e cila ka humbur jetën në spital.

Kështu bën me dije policia, ndërsa shton se viktima ka inicialet D.H, ndërsa drejtuesi i mjetit V.G.

"Më datë 20.09.2021, rreth orës 11:10, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, mjeti me drejtues shtetasin maqedonas V. G, ka përplasur këmbësoren shtetasen D. H., rreth 66 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë në spital", thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit