Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin Ura e Leklit-Këlcyrë, i riu përplas 81-vjeçarin këmbësor

Aksident në aksin Ura e Leklit-Këlcyrë, i riu përplas
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 14:00, në aksin nacional “Ura e Leklit-Këlcyrë” në qytetin e Këlcyrës.

Sipas informacioneve zyrtare, shtetasi M.S., 33 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “BMË”, ka përplasur një këmbësor, shtetasin F.V., 81 vjeç. I moshuari është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga policia në komisariat për procedurat e mëtejshme ligjore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Informacione të tjera mbi gjendjen shëndetësore të të aksidentuarit dhe detajet e ngjarjes priten në vijim.

Të fundit