Flash News

E-TJERA

Aksident në Athinë, vdes 18-vjeçari shqiptar

Aksident në Athinë, vdes 18-vjeçari shqiptar

Një 18-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë pas një aksidenti automobilistik të shkaktuar nga përplasja e dy motorëve në Athinë.

Motori i drejtuar nga 18- vjeçari shqiptar është përplasur më motorin e drejtuar nga një 16-vjeçar.

Si pasojë i riu shqiptar ka rënë nga mjeti dhe është zvarritur për disa metra pa ndjenja deri sa ka humbur jetën.

Drejtuesi tjetër i mjetit është plagosur lehtë. Të dy motoçiklistët rezultuan se nuk kishin kaskë mbrojtëse. Policia ndërkohë po heton me tej shkaqet e ngjarjes së rëndë.

 

Të fundit