Flash News

E-TJERA

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, kamioni përplaset dhe shemb mbikalimin e këmbësorëve

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, kamioni

Një aksident është shënuar në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës-Tiranë, ku një kamion është përplasur me mbikalimin e këmbësorëve në Sukth.

Policia njofton se nga përplasja është shembur mbikalimi dhe ka mbetur i plagosur drejtuesi i kamionit, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga shembja nuk ka pasur dëme të tjera.

“Në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës-Tiranë, në vendin e quajtur Sukth, shtetasi M.N, duke drejtuar një kamion ka humbur kontrollin mbi drejtimin e kamionit dhe për pasojë kamioni dhe është përplasur me mbikalimin e këmbësorëve.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjeri shtetasi H. D, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Nga përplasja e kamionit me mbikalimin e këmbësorëve është shembur mbikalimi i këmbësorëve, pa shkaktuar dëmë në automjete të tjera.

Shërbimet e Policisë, devijuan lëvizjen deri në pastrimin e plotë të rrugës.

Aktualisht qarkullimi i automjeteve në autostradën Durrës-Tiranë-Durrës, vijon pa probleme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

 

Të fundit