Flash News

E-TJERA

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, ndërron jetë 60-vjeçari

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, ndërron
foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur sot në autostradën Durrës-Tiranë, ku drejtuesi i një mjeti, E. B., 52 vjeç, ka aksidentuar për vdekje një këmbësor rreth 60 vjeç.

Sipas të dhënave të para nga policia, viktima nuk është identifikuar ende, teksa policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit.

Njoftimi i plotë

Më datë 25.02.2021, në orën 14:55, në autostradën Durrës-Tiranë, tek mbikalimi i Fllakës, një mjet me drejtues shtetasin E. B., 52 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin, një shtetas ende të pa identifikuar rreth 60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Të fundit