Flash News

E-TJERA

Aksident në autostradën Fier-Lushnje, mjeti del nga rruga e përfundon në kanal, vdes 28-vjeçari

Aksident në autostradën Fier-Lushnje, mjeti del nga rruga e

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e së hënës në autostradën Fier-Lushnjë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30 të mëngjesit tek rrethrrotullimi i Kolonjës. 

Dyshohet se drejtuesi ka humbur drejtimin e mjetit për shkak të përgjumjes dhe më pas nga shpejtësia e lartë ka thyer barrierën e hekurt e ka përfunduar në kanalin kullues.

Nga aksidenti ka gjetur vdekjen drejtuesi një 28 vjeçar nga Tirana. 

“Rreth orës 04:50, në vendin e quajtur “Rotondo e Kolonjës”, shtetasi S. G., 28 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka rënë në një kanal me ujë dhe ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit”, njofton policia.

Të fundit