Flash News

E-TJERA

Aksident në autostradën Fier–Lushnjë, humb jetën një person

Aksident në autostradën Fier–Lushnjë, humb jetën

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Lushnje-Fier.

Policia njofton se G. Sh., 52 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin S. M., rreth 70 vjeç, i cili, si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje. 

Drejtuesi i mjetit, u shoqërua në Komisariat. 

Njoftimi i policisë;

Rreth orës 19:25, në aksin rrugor Fier–Lushnjë, shtetasi G. Sh., 52 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin S. M., rreth 70 vjeç, i cili, si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi G. Sh., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të fundit