Flash News

E-TJERA

Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, dy persona të plagosur

Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, dy persona të

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të marte në autostradën Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur “Kthesa e Fratarit”.

Sipas informacionit të parë, aksidenti ka ndodhur pas përplasjes me një automjet të tonazhit të lartë, i cili kishte ndaluar në rrugë për shkak të një defekti në motor. Përplasja ka qenë shumë e fortë, duke shkaktuar dëme të mëdha.

Si pasojë e aksidentit, një çift bashkëshortësh që po udhëtonin me makinë ka mbetur i plagosur.

Ata janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që nuk janë dhënë detaje mbi gjendjen e tyre.

 

Të fundit