Flash News

E-TJERA

Aksident në autostradën Levan-Vlorë, makina përplas për vdekje këmbësorin

Aksident në autostradën Levan-Vlorë, makina përplas për
Foto Ilustruese/ Aksident

Një 50-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik. Drejtuesi i automjetit Y, Xh ka aksidentuar këmbësorin 50-vjeçar ende të paidentifikuar, i cili ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat, ndërsa po punohet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Në orën 22:20, në autostradën Levan-Vlorë, një automjet, me drejtues shtetasin Y. Xh., ka aksidentuar një këmbësor ende të pa identifikuar, rreth 50 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Të fundit