Flash News

E-TJERA

Aksident në autostradën Lushnje–Rrogozhinë, mjeti merr flakë pas përplasjes

Aksident në autostradën Lushnje–Rrogozhinë, mjeti merr

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Lushnje–Rrogozhinë, ku dy automjete janë përplasur mes tyre, ndërsa njëri prej tyre ka shpërthyer në flakë menjëherë pas goditjes.

Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip Ford ka goditur me forcë nga pas një BMW X5, çka ka bërë që Ford-i të pësojë dëmtime të rënda dhe të marrë flakë pothuajse në çast.

Zjarrfikësit e Lushnjës kanë mbërritur shpejt në vendngjarje dhe kanë arritur të shuajnë zjarrin brenda pak minutash.

Fatmirësisht, asnjë person nuk ka mbetur i lënduar. Shoferët dhe pasagjerët e të dy mjeteve kanë dalë me kohë, para se flakët të përfshinin automjetin.

Të fundit