Flash News

E-TJERA

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën 39-vjeçari

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën

Një aksident tragjik u regjistrua mbrëmjen e djeshme  në autostradën Tiranë-Durrës.

Policia njofton se automjeti me drejtues një 39 vjeçar dyshohet se ka dalë nga rruga. Si pasojë shoferi ka humbur, ndërsa pasagjeri që udhëtonte me të mbeti i plagosur. 

"Më datë 20.04.2026, rreth orës 23:50, automjeti me drejtues shtetasin S. C., 39 vjeç dhe me pasagjer shtetasin V. C., 29 vjeç, dyshohet se ka dalë nga rruga, në aksin “Tiranë-Durrës”. Si pasojë ka humbur jetën 39-vjeçari, ndërsa shtetasi V. C. është në kujdesin e mjekëve", njofton policia. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

Të fundit