Flash News

E-TJERA

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën këmbësori

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, teksa një këmbësor ka humbur jetën si pasojë e përplasjes nga një automjet.

Personi që ka humbur jetën është 60-vjeçari me inicialet SH.A, i cili u përplas për vdekje nga një automjet ”Peugeot” me shofer Sh.A, i cili është shoqëruar në komisariat.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50 në Maminas dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve që çuan në këtë përplasje fatale.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.10.2020, rreth orës 18:50, në autostradën Tiranë-Durrës, në Maminas, mjeti tip “Pezho” me drejtues shtetasin Sh. A., 60 vjeç, ka aksidentuar një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar rreth 60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Të fundit