Flash News

E-TJERA

Aksident në autostradën Vlorë-Fier, një i plagosur

Aksident në autostradën Vlorë-Fier, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Vlorë-Fier, pranë fshatit Panaja. Një automjet i tipit BMW, që po udhëtonte nga Vlora në drejtim të Fierit, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar jashtë trafikndarëses.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime dhe është transportuar me ambulancë në spitalin rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po zhvillon hetime për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Të fundit