Flash News

E-TJERA

Aksident në autostradën Vlorë-Fier, plagoset shoferi 33-vjeçar

Aksident në autostradën Vlorë-Fier, plagoset shoferi

Një aksident ka ndodhur këtë të premten në autostradën Vlorë-Fier.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një 33 vjeçar, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ky shtetas ka ngelur i dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Të fundit