Flash News

E-TJERA

Aksident në Berat. Makina përplas 68-vjeçarin te vijat e bardha, i moshuari në gjendje kritike

Aksident në Berat. Makina përplas 68-vjeçarin te vijat e

Një aksident ka ndodhur në Berat, ku një makinë ka përplasur një të moshuar. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen Çelepias, ku mjeti Volswagen ka përplasur shtetasin Agim Mingu, teksa po kalonte vijat e bardha me biçikletë.

Pas përplasjes, automjeti tip Volswagen Passat, me targa AA 590 FC, e ka marrë zvarrë për disa metra dhe më pas ka ndaluar.

I moshuari është përplasur pa ndjenja në asfaltin e rrugës, deri në mbërritjen e ambulancën që e ka transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit. Mjekët e spitalit konfirmojnë se ai ndodhet në sallën e operacionit dhe gjendja e tij është kritike.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të shumtë të policisë, që po kryejnë edhe këqyrjen e vendit të aksidentit, ndërkohë që po kërkohen edhe kamerat e sigurisë së bizneseve përreth, të cilat do të hedhin dritë mbi dinamikën e aksidentit.

Mësohet se drejtuesi i mjetit Volswagen Passat është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Berat, ku edhe po jep dëshminë e tij në lidhje me ngjarjen.

Të fundit