Flash News

E-TJERA

Aksident në Berat, shoferi përplas dy mjete të bankës

Aksident në Berat, shoferi përplas dy mjete të bankës

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në qendër të qytetit të Beratit.

Një mjet, tip Mercedes Benz është përplasur në kryqëzimin e rrugës me dy mjete të një filiali banke, njëra prej tyre me vlera monetare.

Pas përplasjes së fuqishme, që ka shkaktuar panik tek kalimtarët, shoferi i dehur në timon ështē larguar me shpejtësi nga vendngjarja por është kapur disa metra më poshtë nga patrullat e policisë.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë të sektorit të qarkullimit rrugor që po punojnë për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

 Paraprakisht, nga ana e policisë,janë marrë edhe kamerat e sigurisë së bizneseve përreth për të evidentuar shkaktarin e aksidentit, ndërkohë që konfirmohet se drejtuesi i mjetit tip Benz ishte i dehur.

Të fundit