Flash News

E-TJERA

Aksident në Bulqizë/ Makina del na rruga, përfundon në spital shoferi

Aksident në Bulqizë/ Makina del na rruga, përfundon në

Një aksident ka ndodhur këtë të mërkurë në Bulqizë.

Policia bën me dije se Ramadan Meta duke drejtuar makinën ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit i cili është dërguar në spital.

Rreth orës 16:10 në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë, shtetasi R.M., duke drejtuar  automjetin tip "Audi", ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë  ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital”, njofton policia.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Aksidentet në vendin tonë janë bërë të shpeshta. Shkak shpesh herë bëhet shpejtësia e madhe me të cilët drejtuesit e mjeteve lëvizin po ashtu dhe mosrespektimi i rregullave të qarkullimit.

Të fundit