Flash News

E-TJERA

Aksident në bypass-in e Lushnjës, 'Benz-i' merr përpara 45-vjeçarin me biçikletë

Aksident në bypass-in e Lushnjës, 'Benz-i' merr përpara

Një aksident mëngjesin e sotëm në bypass-in e autostradës në Lushnjë.

Nga të dhënat e para, një automjet tip “Benz” ka përplasur një 45-vjeçar që po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën.

Si pasojë, 45-vjeçari, i cili lëvizte me biçikletë, ka pësuar dëmtime të rënda në të dyja këmbët dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës, ku po merr ndihmën mjekësore.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga policia, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Të fundit