Flash News

E-TJERA

Aksident në Dibër, mjeti del nga rruga dhe bie në përrua, humb jetën 20-vjeçari

Aksident në Dibër, mjeti del nga rruga dhe bie në përrua,

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Melan të Dibrës.

Mësohet se mjeti tip “Golf” i drejtuar nga shoferi 18-vjeçari ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përrua. Për pasojë ka ndërruar jetën pasagjeri A. S 20 vjeç.

“Sot, rreth orës 14:15 në rrugën dytësore të fshatit Melan, shtetasi R.K., 18 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Golf”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga.

Si pasoje e aksidentit ka humbur jetën pasagjeri shtetasi A.S., 20 vjeç.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Kujtojmë se dy ditë më parë, mjeti tip "Audi A8" i drejtuar nga 19-vjeçari Klevis Ruçaj, theu barrierat në rrethrrotullimin e TEG-ut dhe ra duke u përplasur me një mjet tjetër tip "Honda".

Për pasojë ndërroi jetë Ruçaj bashkë me dy vajzat pasagjere, Sikela Përroi 23 vjeçe dhe Erisilda Abedini 22 vjeçe, ndërsa mbeti i plagosur shoferi i mjetit tjetër dhe dy pasagjerë.

Të fundit