Flash News

E-TJERA

Aksident në Divjakë; mjeti përplaset me motorin, ndërron jetë 27 vjeçari

Aksident në Divjakë; mjeti përplaset me motorin, ndërron
Foto Ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Divjakë-Çermë.

Një makinë me drejtues një 46-vjeçar është përplasur me një moto-mjet duke i marrë jetën një personi. Viktima është drejtuesi i motomjetit, një 27 vjeçar. Policia ka vënë në pranga të 46-vjeçarin A.Sh., i cili akuzohet për "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor".

"Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sh., 46 vjeç, banues në Divjakë, pasi rreth orës 23:15, në aksin rrugor Divjakë-Çermë, është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi I. K., 27 vjeç, banues në Çermë, dhe si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë 27-vjeçari.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor", thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit