Flash News

E-TJERA

Aksident në Divjakë, motori përplaset me biçikletën, humb jetën 85-vjeçari

Aksident në Divjakë, motori përplaset me biçikletën,
Foto ilustruese

Një 85-vjeçar ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti rrugor në Lushnjë. Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Pushimi Shoferit-Divjakë, e njohur ndryshe si "Kthesa e Gungasit".

Një 50-vjeçar, i cili ishte duke drejtuar motomjetin tip “Trinity”, është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga 85-vjeçari. Policia ka shoqëruar në komisariat 50-vjeçarin për të kryer hetimet e mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 18:15, në aksin rrugor Pushimi Shoferit-Divjakë, në vendin e quajtur “Kthesa e Gungasit” shtetasi  K. K., 50 vjeç, duke drejtuar motomjetin tip “Trinity” është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga shtetasi P. Rr., 85 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi P. Rr. Eshtë shoqëruar në Komisariat shtetasi K. K dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të fundit