Flash News

E-TJERA

Aksident në Durrës, makina përplas biçikletën, motorin, makinën dhe këmbësorin

Aksident në Durrës, makina përplas biçikletën,

Një aksident u shënua pasditen e sotme në rrugën e ish-Kënetës që lidhet me Unazën e qytetit të Durrësit.

Mësohet se një automjet ka humbur kontrollin duke kaluar trafikndarësen e rrugës duke përfunduar në krahun e kundërt.

Gjatë devijimit, automjeti fillimisht ka aksidentuar një person me biçiklete, një këmbësor, një motor dhe një automjet të parkuar, për t’u përplasur më pas me fasadën e një lavazhi automjetesh.

Si pasojë, drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri në automjet kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar në spital, ndërsa personat e tjerë të përfshirë në aksident nuk kanë lëndime serioze.

 

Të fundit