Flash News

E-TJERA

Aksident në Elbasan, makina përplas këmbësorin dhe largohet

Aksident në Elbasan, makina përplas këmbësorin dhe largohet

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Kcyk, njësia Tregan, ku një automjet ka përplasur një këmbësor dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

I plagosur ka mbetur një 55-vjeçar, banor i zonës, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës për trajtim të specializuar.

Policia ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit që u largua nga vendi i aksidentit.

Të fundit