Flash News

E-TJERA

Aksident në Elbasan/ Makina përplaset me motomjetin, 3 të lënduar

Aksident në Elbasan/ Makina përplaset me motomjetin, 3 të

Një aksident ka ndodhur këtë të martë në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”.

Policia bën me dije se në aksident janë përfshirë automjeti me drejtues shtetasin C. M., 32 vjeç dhe motomjeti me drejtues shtetasin B. H..

Si pasojë janë dëmtuar shtetasi B. H., i cili është në kujdesin e mjekëve dhe 2 pasagjerë që udhëtonin në automjetin me drejtues shtetasin C. M.,.

Njoftimi i policisë

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, janë përfshirë në aksident rrugor automjeti me drejtues shtetasin C. M., 32 vjeç dhe motomjeti me drejtues shtetasin B. H..

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi B. H., i cili është në kujdesin e mjekëve dhe 2 pasagjerë që udhëtonin në automjetin me drejtues shtetasin C. M., të cilët po kryejnë ekzaminimet në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesin e automjetit shtetasin C. M. po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor në vendngjarje vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

 

Të fundit