Flash News

E-TJERA

Aksident në Ersekë: Automjeti del nga rruga, plagoset një çift bashkëshortësh

Aksident në Ersekë: Automjeti del nga rruga, plagoset një

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:15 në fshatin Kodras, Ersekë. Sipas informacioneve paraprake, shtetasi A.K., duke drejtuar automjetin e tij tip “BMW”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit, A.K., dhe bashkëshortja e tij, A.K., e cila ishte pasagjere në automjet, kanë mbetur të plagosur. Të dy janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Kolonjës, ku po marrin kujdesin e nevojshëm.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit.

Të fundit