Flash News

E-TJERA

Aksident në Fier, arrestohet 26-vjeçari në gjendje të dehur

Aksident në Fier,  arrestohet 26-vjeçari në gjendje të

Një 26-vjeçar mësht arrestuar në Fier pasi në gjendje të dehur, ka përplasur dy makina.

Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të lënduar 4 persona, dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin O. G., 26 vjeç, banues në fshatin Dukas, pasi duke drejtuar automjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin H. A., 22 vjeç, banues në fshatin Dukas, si dhe një automjet të parkuar në rrugë. Si pasojë e këtij aksidenti janë dëmtuar drejtuesit e 2 automjeteve, shtetasit H. A. dhe O. G., si dhe 2 pasagjerë, shtetasit Y. Sh., 25 vjeç dhe A. N., 27 vjeç, të cilët jashtë rrezikut për jetën.

Të fundit