Flash News

E-TJERA

Aksident në Fier-Ballsh, plagoset shoferi dhe vajza e tij 12-vjeçare

Aksident në Fier-Ballsh, plagoset shoferi dhe vajza e tij 12-vjeçare

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Ballsh këtë mëngjes.

Mjeti i drejtuar nga S. H., 65 vjeç është përplasur me mjetin i cili drejtohej nga shtetasi R. B. Për pasojë nga aksidenti, kanë mbetur të plagosur R. B., dhe vajza e tij 12-vjeçare.

Të plagosurit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 08:15, në aksin rrugor “Fier-Ballsh”, automjeti me drejtues shtetasin S. H., 65 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. B. Si pasojë, është dëmtuar shtetasi S. H. dhe pasagjerja në automjetin që drejtonte ai, vajza e tij 12 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. 2 të dëmtuarit janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim.

Të fundit