Flash News

E-TJERA

Aksident në Fier-Lushnjë, plagosen 6 persona, mes tyre dy të mitur

Aksident në Fier-Lushnjë, plagosen 6 persona, mes tyre dy të
Foto ilustruese

Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Fier-Lushnjë, në fshatin Pirrë mbrëmjen e djeshme.

Sipas policisë, në aksident u përshinë një automjet dhe një mjet bujqësor, duke shkaktuar plagosjen e shoferit të makinës dhe 5 pasagjerëve që udhëtonin me të.

“Rreth orës 20:30, në aksin rrugor Fier-Lushnjë, në fshatin Pirrë, shtetasi J. K., 55 vjeç, duke drejtuar automjetin është përplasur me një mjet bujqësor, me drejtues shtetasin I. K., 27 vjeç, banues në fshatin Pirrë.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët, shtetasit G. K., 46 vjeçe, Dh. T., 52 vjeçe, M. T., 58 vjeç, dhe dy fëmijë të mitur 12 vjeç dhe 11 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën", njofton policia 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


 

Të fundit