Flash News

E-TJERA

Aksident në Fier-Lushnje, plagoset rëndë pasagjeri

Aksident në Fier-Lushnje, plagoset rëndë pasagjeri

Një aksident ka ndodhur mesditën e së martës në autostradën Fier-Lushnjë, në afërsi të rrethrrotullimit të Kolonjës.

Një mjet tip fuoristradë është përplasur me një mjet tip “Audi” dhe për pasojë një prej udhëtarëve në fuoristradë është plagosur rëndë.

Sipas të dhënave paraprake dyshohet se shkak i aksidentit të ketë qenë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit dhe një manovër e gabuar e drejtuesit të fuoristradës.

Ndërkohë, siç mund të shihet dhe nga pamjet, përplasja ka qënë e fortë duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Të fundit